BotaLajme

Sulm i tmerrshëm në Hamburg të Gjermanisë, ku mbetën shtatë të vdekur dhe rreth 25 të plagosur

Disa të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur kanë mbetur pas të shtënave me armë në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut.

Përveçse besohet se një person i armatosur mund të jetë në mesin e të vdekurve, ende nuk dihet se cili ishte motivi i këtij sulmi, thotë policia.

Ndërkohë mediat kanë raportuar për numrin e viktimave duke thënë se bëhet fjalë për shtatë të vdekur dhe rreth 25 të plagosur.

Dhe një reagim ka ardhur edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Disa anëtarë të një komuniteti të Jehovait ranë viktimë e një akti brutal dhune mbrëmë”, ka shkruar Scholz në Twitter. “Mendimet e mia janë me ta dhe me të dashurit e tyre”.

Show More

Related Articles

Back to top button