BotaLajme

VIDEO nga masakra në Gjermani/ Autori ishte pjesë e sektit fetar…

Një masakër tronditi Gjermaninë mbrëmjen e kaluar. Një person i armatosur hapi zjarr në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.

Bilanci aktual është tetë viktima, mes tyre edhe autori i krimit të rëndë. Mes viktimave është edhe një fëmijë i palindur. Të paktën tetë persona u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Autoritetet thonë se krimi është kryer nga një person i vetëm. Ai quhet Philipp K, 35 vjeç. Sipas revistës Spiegel, autori i dyshuar ka qenë vetë një anëtar i Dëshmitarëve të Jehovait.

Ai mbërriti në vendin e ngjarjes me një çantë të madhe.

Fillimisht qëlloi nga dritaret, më pas u fut brenda në kohën kur po studiohej për Biblën.

Në Gjermani mendohet se janë të paktën 200 mijë anëtarë të grupimit ‘Dëshmitarët e Jehovait’.

Mediat gjermane kanë publikuar një video amatore që tregon momentin kur autori hap zjarr fillimisht përmes dritareve.

Show More

Related Articles

Back to top button