Rreth 500 emigrantë duhet të shpëtohen nga një varkë në brigjet e Siçilisë. Këtë e njoftoi sot organizata Alarm Phone.
Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det. Anija është nisur nga Libia në drejtim për në jug të Siçilisë shtoi Alarm Phone.
Aftësitë e Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vunë në pikëpyetje pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.
Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve. Po ky njoftim nuk ndaloi flukset e parregullta të emigrantëve.