BotaLajme

Ilaçi që ngjallë shpresat për pacientët me kancer

Edhe pse i testuar vetëm në një provë të vogël klinike një ilaç i ri zgjon shpresat për pacientët me kancer.

Një provë e vogël klinike me 18 pacientë, që morën për rreth gjashtë muaj ilaçin Dostarlimab, ka zgjuar shpresa të mëdha tek mjekët dhe pacientët e sëmurë me kancer. Sipas Dr Luis A. Diaz J. nga Qendra e Kancerit “Memorial Sloan Kettering” në Nju-Jork tek të 18 pacientët tumorët u zhdukën përfundimisht. Ai tha se kjo ishte “hera e parë në historinë e kancerit”.

Edhe pse testi sa i përket numrit të pacientëve ishte shumë i vogël, ai ka rritur shpresat se kanceri mund të largohet nga trupi i një pacienti pa nevojën e kimioterapisë ose kirurgjisë.

Pacientët që morën pjesë në provën me Dostarlimab, kishin bërë më parë trajtime të ndryshme, por nuk kishin arritur të shëroheshin. Pacientët raportuan për pak ose aspak efekte anësore nga ky mjekim.

Show More

Related Articles

Back to top button