BotaLajme

Cikloni “Freddy” godet tre vende afrikane, mbi 300 viktima

Është rritur në mbi 300 numri i personave që kanë humbur jetën në Malavi, Mozambik dhe Madagaskar nga cikloni “Freddy” që ka goditur brigjet juglindore të Afrikës.

Sipas lajmeve në median kombëtare, bëhet e ditur se të paktën 53 persona kanë humbur jetën në ciklonin që ka rritur ndikimin e tij në rajonin Zambezia të Mozambikut.

Në Malavi i cili është prekur nga shirat intensivë, humbën jetën 225 persona, qindra të tjerë janë plagosur ndërsa shumë të tjerë llogariten si të zhdukur.

Për shkak të ciklonit “Freddy” i cili ka prekur brigjet juglindore të kontinentit, ka tejkaluar mbi 300 numri i personave që kanë humbur jetën në Malavi, Mozambik dhe Madagaskar.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se mund të rritet numri i personave të vdekur në Mozambik.

Po ashtu edhe zyrtarët e Mozambikut njoftuan se do të vazhdojë disa ditë përcaktimi i dëmeve dhe përmasave të humbjes së jetëve.

Presidenti i Malavit, Lazarus Chakwera ka shpallur “zonë fatkeqësie kombëtare” 10 rajone në jug të vendit.

Duke bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për punimet e ndihmës, Chakwera tha se janë zhvendosur mbi 80 mijë njerëz.

Organizata Botërore Meteorologjike ka deklaruar se “Freddy” i cili u formua për herë të parë muajin e kaluar preku Madagaskarin më 21 shkurt dhe tre ditë më pas Mozambikun, mund të jetë cikloni më i fuqishëm në histori.

Show More

Related Articles

Back to top button