BotaLajme

Presidenti i Kinës takon Putinin në Moskë të hënën

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, thonë zyrtarët.

Kremlini tha se ata do të diskutojnë një “partneritet gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim strategjik”.

Vizita vjen pasi Pekini, një aleat i Rusisë, ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, të cilat Perëndimi i ka dhënë pritshmëri të vakët.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar Pekinin që të mos e furnizojë Moskën me armë, raportoi BBC.

Ministria e Jashtme e Pekinit tha se Xi do të jetë në Rusi nga 20 deri më 22 mars me ftesë të Putinit.

Pritet të nënshkruhen një sërë “dokumentesh dypalëshe të rëndësishme”.

Objektivi i takimit është të thellojë besimin dypalësh, tha zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin.

Show More

Related Articles

Back to top button