BotaLajme

Lajm i mirë për shqiptarët e Greqisë, nga 1 prilli, paga minimale do të jetë 780 euro

Qeveria greke bëri sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që punojnë në vendin fqinj.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, bëri me dije se nga 1 prilli rroga minimale në vend do të rritet me 9.4%, duke e çuar kështu në 780 euro në muaj.

Kjo është rritja e tretë e pagës minimale që kryeministri grek ka bërë gjatë mandatit të tij. Mitsotakis kujtoi se në 2019 paga minimale në vend ishte 650 euro.

“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta dhe ato janë të shtypura më shumë nga inflacioni i importuar. E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë të nxjerrin shpenzimet e muajit..Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat në si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, tha kryeministri grek./albeu.com/ 

Show More

Related Articles

Back to top button