BotaLajme

Erdogan pret me ceremoni zyrtare presidentin finlandez Niinisto

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti me ceremoni në kompleksin presidencial, presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö i cili ndodhet në Türkiye për vizitë zyrtare, raporton Anadolu.

Automjeti i presidentit Niinistö u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në derën e protokollit.

Presidenti Erdogan e priti Niinistö-n në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial.

Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale të presidentit Erdogan dhe presidentit Niinistö, u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve. Presidenti finlandez përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen në turqisht “Merhaba asker” (Përshëndetje ushtarë).

Në ceremoni kishte edhe flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.

Pas ceremonisë së pritjes, Erdogan dhe Niinistö pozuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Finlandës.

Erdogan dhe Niinistö kaluan në takimin kokë më kokë dhe më pas do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për media.

Presidenti Erdogan do të takohen me presidentin e Finlandës Niinistö edhe në një drekë pune./AA/

Show More

Related Articles

Back to top button