Një tërmet ka tronditur Zvicrën veriperëndimore. Epiqendra ishte në kantonin Jura.
Në Zvicrën veriperëndimore është matur një dridhje toke që fillimisht ishte shqetësusese edhe për qytetarët zviceranë të asaj zone, përcjell albinfo.ch.
Referuar Shërbimit Sizmologjik Zviceran të ETH Cyrihut, toka në fakt u dridh dje në orën 15:50. Fillimisht fuqia u dha si 4.0 – 4.3.
Thuhet se epiqendra ishte afër Réclère JU.
Lëkundjet kanë ndodhur në një thellësi prej 5.7 kilometrash.
Shërbimi i tërmeteve pret që të ketë dëme të vogla. Tërmeti është ndierë në pjesë të mëdha të Zvicrës. Nuk është ndierë vetëm në Zvicër, por edhe në vendet fqinje, në Gjermani dhe Francë, shkruan Blick.
Ndërkohë, kur u pyet nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA, Policia e Kantonit Jura tha se nuk kishte marrë ndonjë telefonatë në lidhje me dëmet nga tërmeti./albinfo/