Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter goditi Kahramanmaras-in e Turqisë, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët.
Lëkundjet u regjistruan në orën 12:19 të mesditës me orën turke, me një thellësi fokale prej shtatë kilometrash, ndërsa dy lëkundje të tjera të forta pasuan në më pak se një orë.
Konkretisht, një lëkundje me magnitudë 4 ka ndodhur në orën 12:23 dhe një tjetër me magnitudë 4.2 në orën 13:04.
Kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë (AFAD) tha se nuk ishte raportuar për dëme apo viktima, ndërsa një profesor turk i sizmologjisë ia atribuoi lëkundjet pas lëkundjeve të tërmeteve shkatërruese të shkurtit.