BotaLajme

Netanyahu përballet me protestues gjersa takon Sunakun

Kryeministri i Britanisë së madhe Rishi Sunak është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Por derisa kryeministri izraelit shtrëngonte duart me Sunakun, qindra protestues ishin mbledhur në “Downing Street” si shenjë kundërshtimi për politikat e Netanjahut në sistemin gjyqësor, raporton BBC. Takimi është mbajtur në prag të bisedimeve për sigurinë dhe kërcënimin nga Irani.

Në vizitën e tij një-ditore në Britani, Netanyahu do të takojë gjithashtu edhe Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman. Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur thirrjet “turpi” dhe “tradhtarit”. Si pasojë e kësaj një mundësi fotografie e planifikuar për mediat e mbledhura u anulua dhe nuk pasi asnjë deklaratë të përbashkët. Vizita vjen në një kohë trazirash politike në Izrael, ku vendi për muaj të tërë është përfshirë në disa prej demonstratave më të mëdha në historinë e tij.

Aleatët e kryeministrit Benjamin Netanyahu janë duke insistuar se gjykatat kanë shumë pushtet në proceset legjislative dhe se Gjykata Supreme është kundër kolonizimit të territorit palestinez. Kritikët kanë thënë se reformat në gjyqësor do të cenonin sistemin delikat të shtetit dhe do ta vendosnin Izraelin në rrugën drejt autoritarizmit. Ata kanë insistuar se Netanyahu mund të gjejë rrugën për t’i ikur procesit gjyqësor për akuzat për korrupsion.

Kriza politike ka përçarë shtetin dhe ka përfshirë edhe ushtrinë, institucionin më të besuar të Izraelit. Shumë rezervistë nuk janë paraqitur në detyrë me arsyetimin se po punojnë në një regjim.

Show More

Related Articles

Back to top button