BotaLajme

Tornado e fuqishme godit Misisipin, raportohen 11 të vdekur

11 persona janë vrarë nga tornado e fuqishme që goditi Misisipin Perëndimor të premten mbrëma, duke shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi e duke ndërprerë energjinë për mijëra njerëz.

Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se një tornado që po lëvizte me 50 mph goditi qytetet e Silver City si dhe Rolling Fork.E njëjta tornado shkatërruese u konfirmua gjithashtu pranë komunitetit të Coila, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, i cili lëshoi menjëherë një emergjencë, sipas tyre lloji më i rrezikshëm i paralajmërimit për tornado.

Të paktën tetë vdekje u regjistruan në qarkun Sharkey, i cili u godit rëndë, i cili është afërsisht 60 milje në veriperëndim të Jackson, sipas mjekes së qarkut Angelia Easton.

Tre të tjerë u vranë dhe të paktën dy persona janë në gjendje kritike, ndërsa dhjetëra e mijëra të tjerë pa energji elektrike në Humphreys, tha drejtori i menaxhimit të urgjencës Royce Steed për CNN .

Nga gjendja e krijuar në Misisipi, shteti ka aktivizuar përpjekjet e tij për mbështetje mjekësore, duke përfshirë ambulanca shtesë dhe burime të tjera emergjente për ata që janë prekur nga sulmi i stuhive vdekjeprurëse, tha guvernatori Tate Reeves në Twitter.

“Kërkimi dhe shpëtimi është aktiv,” shkroi Reeves. “Shumë njerëz kanë nevojë për lutjen tuaj dhe mbrojtjen e Zotit sonte.”

Tornadot ose stuhitë e forta që ndodhin gjatë natës kanë potencialin më të madh për të qenë të rrezikshëm, sepse njerëzit kanë më pak gjasa të njoftohen në kohë nëse janë në gjumë.

Kërcënimi i stuhive të forta vazhdoi gjatë natës për zona të caktuara në të gjithë Alabamën veriore dhe Tenesin e mesëm, të cilat u përballën me vëzhgime dhe paralajmërime tornadosh.

Stuhitë ndërprenë energjinë për më shumë se 100,000 shtëpi dhe biznese në Alabama, Mississippi dhe Tennessee që nga ora 3:45 e mëngjesit./Opinion.al

Show More

Related Articles

Back to top button