BotaLajme

Greqia feston sot ditën e pavarësisë, paradë ushtarake në Athinë

Greqia feston sot ditën e pavarësisë të fituar pas revolucionit të 1821. Mijëra grekë ndoqën nga afër parakalimin ushtarak me rastin e festës së pavarësisë.

Avionë, helikopterë, sisteme ultra moderne ushtarake parakaluan në sheshin Singama të Athinës në nder të monumentit të ushtarit të panjohur dhe nën nderimet e klasës politike vendase, në krye të së cilës ndodhej presidentja e vendit Katerina Saqelaropulu, deputetë, ministra dhe pjesëtarë të trupi diplomatik të akredituar në Greqi.

Mesazhe urimi i kanë mbërritur Greqisë prej liderëve botërorë, ku ndër më të rëndësishmit vlerësohen urimet e presidentit amerikan, liderëve të bashkimit evropiane, presidentë shtetesh.

Me urimeve ishte edhe ai i ministrit të jashtë turk Mevlut Çavushoglou,i cili pasi uron popullin grek për ditën e pavarësisë, shpreh besimin se tashmë miqësia mes dy vendeve do të forcohet edhe më tej.

Show More

Related Articles

Back to top button