BotaLajme

Netanyahu tërhiqet nga reforma gjyqësore

Protestat masive janë mbajtur në të gjithë Izraelin

Mes presionit dhe zemërimit popullor kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu është tërhequr nga reforma për gjyqësorin. Anëtarët e opozitës e krahasuan projektligjin me grupet militante që duan shkatërrimin e Izraelit. Zemerimi i izraelitëve u shtua pas shkakrkimit të ministrit të mbrojtjes i cili ishte kundër këtij plani.

Pas protestave masive që përfshin të gjithë Izraelin,Netanyahu ngrin legjislacionin për reformimin e gjyqësorit

Reformat për sistemin gjyqësor përfshinin plane që do t’i jepnin qeverisë kontroll të plotë mbi emërimet gjyqësore, duke i dhënë ekzekutivit lirinë për të emëruar gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Pesidenti i Izraelit Isaac Herzog i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë reformat. “Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, ju bëj thirrje që të ndaloni menjëherë procesin legjislativ,” tha ai në Tëitter.

Netanyahu kaloi një vijë të kuqe,” thanë liderët e opozitës Yair Lapid dhe Benny Gantz në një deklaratë të përbashkët.

Grupi më i madh sindikal i Izraelit nisi një grevë në një gamë të gjerë sektorësh.Fluturimet e nisjes nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i vendit u ndaluan në shenjë proteste, duke prekur mijëra udhëtarë.

Anëtarët e parlamentit të opozitës sulmuan Simcha Rothman, kryetarin e komisionit që ka përgatitur projektligjin, me thirrjet “Turp! Turp!” dhe akuzat që krahasojnë projektligjin me grupet militante që duan shkatërrimin e Izraelit.

Zemerimi i izraelitëve u shtua pas shkarkimit të ministrit të mbrojtjes i cili ishte kunder ketij plani. Yoav Gallant ishte shprehur kundër planeve të diskutueshme për të ristrukturimin e sistemin e drejtësisë.Në Jerusalem, policia dhe ushtarët përdorën uje kundër demonstruesve të cilët ishin mbledhur pranë shtëpisë së Netanyahut duke thyer kordonin e sigurisë.

Show More

Related Articles

Back to top button