LajmeMaqedoni

Përfshirja e pjesëve të tjera të popujve që jetojnë në Maqedoni të Veriut prioritet i ndryshimeve kushtetuese

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thonë se prioritet lidhur me Kushtetutën është përmbushja e obligimit nga korniza negociuese e miratuar nga 27 vende-anëtare të Bashkimit Evropian në pjesën e amndamenteve kushtetuese për përfshirje të pjesëve të tjera të popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së veriut, si dhe se nuk ka kurfarë marrëveshje dhe as që është biseduar për çfarëdo lloj intervenimi tjetër në Kushtetutë.

Këtë çështje u hap në opinion pasi që ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, të hënën në brifingune parë me gazetarë tha se prioritet është Preambula në pjesën e futjes së bashkësive më të vogla në shtet, por se po mendohet edhe për ndryshime të tjera në Kushtetutë në pjesën ku minsitri i Drejtësisë me funksion është anëtar i Këshillit gjyqësor, rregullimi i vakuumit me shpërbërjen e Kuvendit, si dhe në pjesën me 20 përqindëshit për gjuhën.

“Prioritet janë ndryshimet kushtetuese me qëllim të vazhdimit të rrugës evropiane të shtetit për çka janë përcaktuar qytetarët. Do të formohet komision i cili do të jetë në nivel të lartë profesional dhe i cili do të prëfshijë ekspertë, profesorë dhe praktikantë që do të punojnë në këto ndryshime kushtetuese, të cilat do të vihen në debat publik. Në atë proces me siguri do të paraqiten edhe ide lidhur me disa pjesë të tjera të Kushtetutës, ku duhet të bëhen avancime që më tepër janë të karakterit procedural të funksionimit të një numri të caktuar të institucioneve”, tha kryeministri Kovaçevski në deklaratë për mediumet.

Në komision janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës, tha Kovaçevski dhe shtoi se përfundimisht opozita duhet të marrë pjesë në së paku një proces në shtet që është strategjik dhe me rëndësi kyçe.

Shfaqi bindje edhe se në “VMRO-DPMNE ka politikanë të cilët kanë vizion evropian, guxim dhe vendosmëri për ta mbështetur rrugën evropiane të shtetit dhe të mos e përsërisin gabimin prej më parë për të cilin shteti 11 vite priti hyrje në NATO, mu për shkak të mos sjelljes së vendimeve të rëndësishme”.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se nuk ka kurfarë marrëveshje dhe as nuk është biseduar për çfarëdo lloj intervenimi në Kushtetutë, përveç për futjen e bullgarëve, malazezëve, kroatëve dhe bashkësive të tjera etnike të cilat e kërkojnë atë.

“Fokusi duhet të vihet në ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Korniza negociuese me BE-në”, tha Mariçiq.

Disa çështje, shtoi ai, mund të zgjidhen edhe me procese të ardhshme të ndryshimeve kushtetuese.

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar osmani, ndërkaq theksoi se tani nevojitet të koncentrohemi në ndryshimet kushtetuese të lidhura me vazhdimin e negociatave me BE-në, sepse ato janë tërësisht tteknike, nuk kanë pasoja politike, nuk sjellin kurfarë rreziku për shtetin, për bashkësitë.

“Procesi nuk duhet të ngarkohet me zgjidhje të tjera politike të cilat me siguri do ta polarizojnë shoqërinë akoma më tepër”, deklaroi shefi i diplomacisë Osmani.

Ai në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me ndryshimin e Kushtetuës, e transmetoi siç tha qëndrimin personal dhe theksoi se për momentin nuk është i njoftuar me deklaratën dhe qëllimin e ministrit të Drejtësisë gjatë hapjes së Kushtetutës të rregullohen edhe çështje të tjera të cilat partitë politike kërkojnë të rregullohen.

Euroambasadori Dejvid Gir dje përsëriti se çështja e ndryshimeve kushtetuese është e drejtë sovrane e Maqedonisë së Veriut dhe ajo duhet të vendosë.

“Lidhur me Kushtetutën, është me rëndësi të shohim se cilat janë saktë propozimet dhe pasi do të përgatiten të projektojnë version, të përcjellë debat për ato propozime. Detyrimi është që të vendosen njerëzit, të cilët vetientifikohen si bullgarë në Kushtetutë. Kjo është diçka që në mënyrë plotësuese do ta konsolidojë vendin, i cili tashmë ka dosje të mirë lidhur me raportet ndëretnike”, tha Gir.

Ai e theksoi shembullin e Kroacisë ku kanë më shumë se 20 komunitete të përfshira në Kushtetutë dhe kjo, thotë nuk ndikon në identitetin e vendit, as në interesat e tij kryesore. Me këtë rast nënvizoi se është e rëndësishme të kihet parasysh fotografia e madhe, gjegjësisht momentumi ekzistues në lidhje me eurointegrimet dhe të kapet momentumi dhe të shkohet përpara së bashku me vendet e tjera në atë proces.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifing me gazetarë informoi se ende nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se në pajtim me Rregulloren debati plenar për ndryshim të Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për amandament.

“Përllogaritja e kohës bëhet lehtë, prej momentit kur do të keni nismë. Nga nisma del shtrirja që do të mbulohet, në cilin drejtim. Nëse nuk ka konsensus, kot flasim. Sado të ketë amandamente, debati plenar dhe i komisionit janë të kufizuar në nga tre ditë për ndryshimet kushtetuese. Obligimi im fillon kur të kem propozim konkret, nismë”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të mund të sillen në nëntor, procedura duhet të fillojë në qershor apo korrik. 

Show More

Related Articles

Back to top button