BotaLajme

Gjenerali ukrainas: Rusia po sulmon në nëntë drejtime njëkohësisht

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzhni, deklaroi se Rusia po përqendronte forcat e saj kryesore të goditjes në veri të rajonit të Luhansk dhe se po përpiqej të sulmonte në nëntë drejtime në të njëjtën kohë, transmeton Gazeta Metro.

“Lufta të ashpra për rajonin e Luhanskut vazhdojnë”, tha Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, në një adresë online mbrëmë, raporton Reuters.

Sipas tij, rusët përdorin aviacion luftarak, sisteme raketore dhe artileri në sulme, shkruan AJB.

Beteja më e madhe po zhvillohet në rajonin e Donbasit, respektivisht në qytetin Severedonetck.

Ndër të tjera sipas mediave atje, ky qytet po cilësohet edhe si Marioupoli i dytë.

Raportohet se humbjet nga të dyja palët janë të mëdha, por trupat ruse vazhdojnë me një epërsi të lehtë pasi që kanë edhe ndihmën e banorëve të “republikave” seperatiste Donetck dhe Luhansk./gazetametro.net.

Show More

Related Articles

Back to top button