BotaLajme

Erdogan: Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të Prillit

Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të muajit të ardhshëm, raporton Klan. Lajmin e bëri të ditur kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdoan i cili bën me dije se vizita mund të vijë me rastin e reaktorit të parë të energjisë bërthamore të vendit të ndërtuar nga kompania shtetërore ruse Rosatom.

“Putini mund të jetë i pranishëm më 27 Prill, ose ne do të lidhemi së bashku në internet dhe shpresojmë se do të bëjmë hapin e parë”.

Por pala ruse ka mohuar se Putin po planifikon të vizitojë Turqinë. Mësohet se Putin dhe Erdogan kanë diskutuar më herët gjatë një bisede telefonike zbatimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë ndërtimin e termocentralit bërthamor në qytetin Akkuyu.

Termocentrali, që pritet t’i kushtojë qeversisë turke 20 miliardë Dollarë, do të fillojë të prodhojë energji këtë vit.

Show More

Related Articles

Back to top button