Arabia Saudite njoftoi se në 10 ditët e para të muajit të Ramazanit mbi 9 milionë muslimanë kanë kryer adhurimet e tyre në Qabe, transmeton Anadolu.
Kryesia e Çështjeve të Haramejnit njoftoi se në 10 ditët e para të muajit të Ramazanit 9.357.853 muslimanë kanë kryer umren dhe janë falur në Mesxhid-i Haram.
Ndërkaq, në deklaratën e Kryesisë së Mesxhid-i Nebevisë thuhet se 10.3 milionë muslimanë e kanë vizituar Xhaminë e Profetit në 10 ditët e para të Ramazanit.
Ministria saudite e Haxhit dhe Umres në deklaratën më 26 mars tha se “për të mundësuar më shumë persona të kryejnë adhurimet” do të lejohet që secili vetëm një herë të bëjë umre gjatë muajit të Ramazanit.