Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s të martën, ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore.
Aplikimi u nxit nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me të cilën Finlanda ndan një kufi të gjatë.
Turqia e kishte vonuar aplikimin, duke u ankuar se Finlanda po mbështeste “terroristët”, raporton BBC.
Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon atë për ankesa të ngjashme.
Çdo zgjerim i NATO-s ka nevojë për mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj.
“Ne do të ngrisim flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi,” tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.
“Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt si rezultat”, tha ai.