BotaLajme

​ Takimi SHBA-Tajvan, paralajmëron Kina: Do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin tonë

Në një deklaratë ditën e sotme, Kina tha do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin e saj, në kuadër të takimit të planifikuar për nesër në Kaliforni mes kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve amerikanë, Kevin McCarthy, dhe presidentes të Tajvanit, Tsai Ing-Wen.

“Kina e kundërshton me vendosmëri këtë takim,” tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze, duke folur para gazetarëve.

“Ne do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin tonë kombëtar dhe integritetin territorial,” paralajmëroi ajo.

Për më tepër, Kina shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Malajzinë për të menaxhuar mosmarrëveshjet në Detin e Kinës Jugore në mënyrën e duhur përmes dialogut dhe konsultimit.

Kryeministri i Malajzisë Anëar Ibrahim tha se i kishte thënë qeverisë kineze se një program eksplorimi nga kompania shtetërore e energjisë Petronas në Detin e Kinës Jugore po zhvillohej në ujërat e Malajzisë, ndërsa Pekini kishte pretendime për zonën.

“Kina ruan të drejtat dhe interesat legjitime në Detin e Kinës Jugore”, tha Mao Ning në lidhje me paralajmërimin e Malajzisë se do të merrte masa  nëse do të kishte “përplasje” midis anijeve malajziane dhe kineze në zonë.

Ministria e Jashtme kineze deklaroi se SHBA ka rritur numrin e ushtarëve në Filipine dhe se kjo do të rrisë më shumë tensionet, duke sjellë më pak paqe dhe stabilitet në rajon. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button