Kërkimit për gazetarin britanik, Dom Philips, të zhdukur prej ditësh në xhunglën e Amazonës së bashku me shoqëruesin e tij, Bruno Pereira duket se i erdhi fundi. Një nga të dyshuarit e ndaluar prej policisë për cështjen që ngriti në këmbë Brazilin e pati jeohnë të madhe në mediat ndërkombëtare, rrëfeu se i ka qëlluar për vdekje të dy ata e i tregoi forcave të rendit edhe vendin ku ka varrosur trupat. Oficerë policie, të gjitha forca e nevojshme janë në vendngjarje. E konfirmoj se në zonën e treguar nga i dyshuari janë gjetur mbetje njerëzore. Kontrollet aty po vazhdojnë. Autoritetet ende duhet të bëjnë verifikimin zyrtar përmes ADN-së, por pak dyshime ka se trupat i përkasin reporterit 57 vjecar, baba të tre fëmijëve dhe guidës së tij 41 vjec, ekspert të indigjeneve, të cilët u zhdukën gjatë një ekspedite në një zonë të thellë të Amazonës 10 ditë më parë. I dyshuari kryesor, peshkatari Amarildo da Costa de Oliveira, pohoi se i ka qëlluar për vdekje. Mendohet se Phillips dhe Pereira janë shënjestruar për shkak të punës së tyre në mbrojtje të popujve indigjenë të Aamazonës, tokat dhe mjetet e jetësës së të cilëve janë në rrezik gjithmonë e më të madh për shkak të akitviteteve të paligjshme minerare, kontrabandës e prerjes pa fret ë pyjeve të cilave praktikisht u është dhënë sipas mediave të huaja, një mbështetje taktike nga presidenti Jair Bolsonaro.
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago