BotaLajme

Çfarë po ndodh në Bruksel, policia bastis selinë e Partisë Popullore Evropiane

Selia e Partisë Popullore Evropiane në Bruksel u bastis nga policia belge, sipas EURACTIV.com.

Bastisja u zhvillua në katin e parë dhe të tretë të zyrave, të vendosura në Rue du Commerce.

Policia sekuestroi kompjuterë në lidhje me një rast mashtrimi financiar që dyshohet se përfshin stafin e PPE.

Në një deklaratë, Partia Popullore Evropiane konfirmoi se përfaqësues të autoriteteve policore belge dhe gjermane vizituan selinë e partisë në Bruksel.

“Partia bashkëpunon me transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës”, përfundon njoftimi.

Sipas informacioneve, në fokus të hetimeve është Mario Voit, i cili në vitet 2018-2019 kishte marrë përsipër fushatën dixhitale të PPE-së në zgjedhje dhe aktualisht ndodhet në CDU në Turingi. Autoritetet po hetojnë nëse Voight ishte i punësuar nga një kompani tjetër përveç PPE-së dhe nëse PPEkishte njohuri për këtë bashkëpunim. /albeu.com

Show More

Related Articles

Back to top button