Parlamenti i Lituanisë vendosi të ndalojë shtetasit rusë të blejnë pasuri të paluajtshme, duke përmendur rreziqe për sigurinë kombëtare.
Ndalimi, i cili do të jetë në fuqi deri në vitin 2024, nuk do të zbatohet për rusët të cilëve u jepet rezidenca në vend, shkruan Aljazeera.
Parlamenti ndaloi gjithashtu dhënien e vizave të reja për shtetasit e Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusi.
Shumë nga qytetarët e këtyre dy vendeve që mbajnë dokumente të tjera udhëtimi, të tilla si vizat e lëshuara më parë, do t’i nënshtrohen “kontrollit të zgjatur individual” në kufi për të përcaktuar nëse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.© SYRI.net