BotaLajme

Emiratet nuk duan më grurë indian – Vendi pezulloi eksportet nga India për katër muaj

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë urdhëruar një pezullim katër mujor të eksporteve dhe ri eksporteve të grurit dhe miellit të grurit nga Inda, prodhuesit numër 2 në botë.

Ministira e Ekonomisë së vendit të Gjirit arsyetoi vendimin me ndërprerjen e tregtisë globale, por shtoi se India ka miratuar eksportet e grurit në Emiratet e Bashkuara Arabe për konsum të brendshëm.

India ndaloi eksportin e grurit me një vendim befasues në 14 maj, me përjashtim të vendeve që kishin paguar tashmë dhe për ato që kërkonin vetëm të garantonin sigurinë ushqimore. Që atëherë, vendi ka lejuar dërgesat e 469.202 ton grurë.

Kompanitë që dëshirojnë të eksportojnë ose ri eksportojnë grurin indian të sjellë në Emiratet e Bashkuara Arabe përpara 13 majit, kur hyri në fuqi vendimi i Indisë, duhet së pari të bëjnë një aplikim në ministrinë e ekonomisë.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India nënshkruan një marrëveshje tregtare dhe investimesh në shkurt. Marrëveshje që synon të ulë të gjitha tarifat për mallrat e të dyja vendeve dhe ka si objektiv rritjen e volumit të tregtisë vjetore në 100 miliardë dollarë brenda pesë viteve.

Pakti, i njohur si Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Partneritetit Ekonomik Tregtar (CEPA), hyri në fuqi më 1 maj.

Show More

Related Articles

Back to top button