BotaLajme

Josep Borrell: Marrëveshja për personat e zhdukur që u arrit dje, hapi i parë i Ohrit

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur që Besnik Bislimi e Petar Petkoviq arritën dje është hapi i parë i Marrëveshjes së Ohrit.

Borrell tha se kjo marrëveshje do të miratohet në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt”, është shprehur Borrell.

Tutje, ai tha se palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim.

Show More

Related Articles

Back to top button