LajmeMaqedoni

LD: Ndërmarrjet publike drejtohen nga kuadro partiak të pakualifikuar

Lidhja Demokratike është shqetësuar për, siç thonë nga kjo parti, emërimin e fundit të një ish-kamerieri si drejtor i ri gjeneral dhe kryetar i Bordit të drejtorëve të Hekurudhave të Maqedonisë Transport SHA-Shkup.

Besojmë, shtojnë nga LD, se pozitat drejtuese në ndërmarrjet publike duhet të plotësohen me profesionistë me përvojë shumëvjeçare, njohuri dhe shkallë të lartë të profesionalizmit dhe integritetit.

Nga atje i bëjnë thirrje Qeverisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të fillojë aplikimin e një procesi përzgjedhës transparent dhe të bazuar në merita për të gjitha emërimet në ndërmarrjet publike.

Show More

Related Articles

Back to top button