BotaLajme

Kina: Jo armëve bërthamore në konflikt

Presidenti kinez ka pranuar se armët bërthamore duhet të përjashtohen nga konflikti, sipas një deklarate të  Emmanuel Macron gjatë një vizite në Pekin.

Xi Jinping tha se dëshiron që bisedimet e paqes të rifillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mos e përshkallëzojë krizën.

Macron i kërkoi udhëheqësit të Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë që të respektojë rregullat ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore, pas njoftimit të Putinit se do t’i vendosë në Bjellorusi.“Unë e di se mund të mbështetem tek ju për ta bërë Rusinë të arsyetojë dhe të ulemi të gjithë të bisedojmë”, tha Macron.

Vizita e sotme, së bashku me shefen e BE-së, Ursula von der Leyen, duket një përpjekje për të qetësuar marrëdhëniet e tensionuara me Pekinin, jo më pak për shkak të refuzimit të Kinës për të dënuar pushtimin e Rusisë.

Por mbështetja kineze për Rusinë duket se nuk është aq e pakushtëzuar sa mendohej fillimisht.

Show More

Related Articles

Back to top button