GostivarLajme

Teatri i Gostivarit vjen me dy shfaqje premierë

Udhëheqësia e Teatrit të Gostivarit ka prezentuar programin e këtij institucioni deri në fund të vitit. Në konferencë për shtyp, drejtori Sulejman Rushiti bëri të ditur se aktualisht janë duke punuar për dy shfaqe të cilat vijnë premierë, njëra në maqedonisht dhe tjetra në gjuhën shqiper në datat 23 qershor dhe 10 korrik. Ndërkohë, paralajmëroi edhe një shfaqe tjetër e cila do të duhet të realizohet pas pushimeve verore.

“Jemi në prag të dy premierave, respektivisht premiera e parë për këtë vit e miratuar nga Ministria e Kulturës e cila është në gjuhën maqedonase. Shfaqa quhet “Ku është pistoleta” (Kade e pishtollot) nga autori George Gabor dhe regji të Gjorgji Rizevskit. Paralelisht kemi filluar të punojmë në realizimin e shfaqes së dytë për sivjet që është ‘Sekretet e urës’ nga Seadet Beqiri me regji të Fatmir Useinit. Në kuadër të planeve të miratuara të teatrit na mbetet për këtë vit edhe një premierë që sipas të gjitha gjasave do të jetë pas pushimeve kolektive. Bëhet fjalë për shfaqen ‘Në bar’ nga Horhe Guriaca el Çevara dhe në regji të Afërdita Nuhijit. Në ndërkohë jemi duke punuar në propozim-prrogramin për vitin e ardhshëm që do ta dorëzojmë në Ministrinë e Kulturës”, deklaroi Sulejman Rushiti, drejtor i Teatrit të Gostivarit.

Rushiti bëri të ditur se vitin e ardhshëm programi do të zgjerohet, dhe pos atij të zakonshmit, do të jepen edhe shfaqe për fëmijë dhe teatër për të rinjtë. Për këtë qëllim, ai ka kërkuar mbështetjen e OJQ-ve dhe pushetit lokal në Gostivar. Ai tha se Teatri i Gostivarit është më uniku në vend dhe rajon, pasi siç ai thesoi, funksionon në tre gjuhë dhe vitin e ardhshëm paralajmëroi se për herë të parë në skenë do të vendoset edhe një shfaqe në gjuhën turke. E gjithë kjo, thotë ai, bëhet që spektatori të afrohet me teatrin.

“Do të bëjmë ftesë publike por edhe do t’i ftojmë në mënyrë individuale të gjitha organizatat jo qeveritare të cilat veprojnë në Gostivar për të na ofruar ndihma të ndryshme qoftë me ide, qoftë me ndihma konkrete materiale për ta zgjeruar programin tonë. Do të kërkojmë edhe përkrahjen e pushtetit lokal pasi si teatër kemi në plan që përveç projekteve që miratohen nga Ministria e Kulturës, të bëjmë disa projekte shtesë në bashkëpunim me OJQ-të, në bashkëpunim me të gjithë dashamirët e teatrit që të bëjmë shfaqe për fëmijë dhe të bëjmë shfaqe për të rinjë dhe me të rinjtë, që t’ia rikthejmë misionin edukativ që ka teatri dhe të angazhojmë fëmijët, të rinjtë që të bëhen pjesë përbërëse e teatrit të Gostivarit”, deklaroi më tej Rushiti.

Gjorgji Rizevskit, regjisori i shfaqes “Ku është pistoleta”, tha se tema që trjatohet te kjo shfaqe është aktuale dhe provokon publikun dhe do të prek që ne si njerëz të mendojmë më thellë edhe pas shfaqes.

“Ekzisojnë personazhe të cilët i shohim të mbyllur në një hapësirë dhe vijnë nga çdo etapë e një shoqërie, persona nga endacak e deri te ata që kanë pushtet të madh që i udhëheq punët. Përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë dhe çdonjëri prej tyre në momente të caktuara ka në dorë pistoletë, që flet për pushtet, fuqi. Do kemi mundësi të shohim se si çdo njëriu prej tyre në një moment të caktuar kur i jepet mundësia, si mund të reagojë”, tha regjisori Gjorgji Rizevski.

Shfaqa “Sekretet e urës” flet për komunikimin dhe sesa i rëndësishëm është ai në jetë mes njerëzve. Regjisori i kësaj shfaqe, Fatmir Useini tha se shfaqja ka për qëllim të thyej disa norma që ne vetë i krijojmë.

“Pse publiku duhet të vijë ta shoh këtë shfaqe? – Sepse unë jam munduar që gjatë leximit së pari të këtij teksti, ta gjejë dramën e publikut. Shpesh herë kemi pasur shfaqe të spektaklit, të ndryshme, mirëpo i harrojmë dramat e publikut që kryesisht janë sociale. Kjo dramë përpos që e trajton një problem social, trajton edhe probleme të tejra të cilat i ka shumë filozofike dhe brenda saj ka shumë mesazhe dhe ka për qëllim të thyejë disa norma që ne i krijojmë. Ngjarja zhvillohet në një urë dhe quhet ‘Sekretet e urës’, por nuk ka të bëjë me sekretin e asaj ure por me sekretet e personazheve të cilët ndeshen aty. Njëri personazh ka humbur anëtarët e familjes dhe ka qenë ish luftëtarë dhe ai ikën prej zërave të qytetit, problemeve dhe qendron aty. Presonazhi tjetër që ndeshet me të, ka një sëmundje të rëndë, atë të kancerit dhe vjen të bëjë vetëvrasje”, tha regjisori Fatmir Useini.

Ndryshe, vitin e ardhshëm kur Teatri i Gostivarit shënon pesë vjetorin e themelimit, pritet të konkretizojë nismën “Miqtë e teatrit të Gostivarit” pjesë e së cilës do të bëhen gjithë ata subjekte e individ që kanë kontribuar, kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në jetën kulturore të Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button