Një ciklon i fuqishëm i njohur me emrin ILSA, ka goditur Australinë Perëndimore me shpejtësi të erës që theu rekordet e mëparshme të vendosura më shumë se 10 vjet më parë në të njëjtin vend.
Cikloni ILSA arriti në tokë si një stuhi e kategorisë 5, sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë.
Pak para se të godiste kontinentin, ILSA kaloi me shpejtësi mbi ishullin Bedout, ku shpejtësia e erës arriti 218 km/h gjatë një periudhe 10-minutëshe.
Rekordi i mëparshëm ishte 194 km/h – erërat që u regjistruan kur cikloni George goditi vendin në vitin 2007.
Sot herët në mëngjes, raportohet për “dëme të madh” në Pardoo Roadhouse.
Cikloni është dobësuar dhe po lëviz në juglindje në të gjithë shtetin, duke sjellë shi të dendur dhe erëra prej 120 kilometrash në orë.