BotaLajme

Kina, jo më vendi më i populluar në botë: India po i rrëmben titullin!

India po lufton të çimentojë vendin e saj në botë, në një mënyrë apo një tjetër.

Dhe në njërën prej këtyre rrugëve, tashmë ka avancuar mjaft: ajo pritet të konfirmohet si vendi me popullsinë më të madhe në botë, një titull ky të cilin e prej dekadash, e ka mbajtur Kina.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se popullsia indiane është  katërfishuar nga 350 milionë banorë që ishte në vitin 1950 në rreth 1.43 miliardë njerëz që numëron sot. Popullsia e Kinës sakaq, e cila mbërriti kulmin e saj në 1.42 miliardë në vitin 2021, po bie gradualisht.

Me të tilla shifra, India po pret vetëm konfirmimin zyrtar të rrëzimit të Kinës nga pozicioni i hershëm i vendit më të populluar të globit. Të dyja së bashku, ato kanë një popullsi të kombinuar prej 2.8 miliardë njerëz, që do të thotë, se një në tre njerëz në botë vjen nga rajoni i Azisë, me Indinë e shtrirë gjeografikisht në jug të tij. Ekspertët flasin për një rritje eksponenciale të popullatës së saj.

Ndërsa shkalla e dikurshme e madhe e rritjes së popullsisë në Kinë është në rënie, me Indinë po ndodh e kundërta.

Show More

Related Articles

Back to top button