BotaLajme

Shqiptari vret bashkëshorten dhe i dorëzohet policisë në Zvicër – flasin të afërmit

Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë. Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij.

Burri në fjalë është arrestuar në vend. Ai nuk ka rezistuar, shkruan policia kantonale e Thurgaut. I arrestuari është një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Gruaja gjithashtu ka rrënjët në Maqedoninë e Veriut, thonë të afërmit, shkruan 20minuten.ch. Burimet konfirmojnë se bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Çifti kanë tri vajza adoleshente.

Duket të ketë pasur debate të përsëritura ditët e fundit mes çiftit, thotë një i afërm, sipas të cilit, divorci mes tyre ishte i afërt.

Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.

“Kjo e shqetësonte atë”, thotë më tutje i afërmi. “Dikur ishin shumë të lumtur, qeshnin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar”.

“Jemi në shok”, thotë një fqinj. Ai e përshkruan të dyshuarin si “një person të sinqertë, të këndshëm dhe normal”. Ai qeshte shpesh dhe ishte në disponim të mirë. Por në ditët e fundit ai kishte ndryshuar. “Ai nuk na përshëndeste më dhe mezi fliste”.

Show More

Related Articles

Back to top button