Kryeministri japonez, Fumio Kishida, është evakuuar pa lëndime trupore nga një ngjarje publike, pasi dyshohet se në afërsi të tij është hedhur një bombë tymi.
Një person është ndaluar në vendin e organizimit, në Vakajama, ku Kishida ishte planifikuar të mbante një fjalim, kanë raportuar mediat lokale.
Një dëshmitar ka thënë se e kaparë një person duke gjuajtur diçka, të përcjellë nga tymi, derisa një tjetër ka thënë se ka dëgjuar një shpërthim të madh.
Nuk ka raportime për të lënduar në këtë incident.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen disa zyrtarë policorë duke e ndaluar një person, që besohet se është i dyshuari.
Transmetuesi publik i Japonisë, NHK, e ka cituar Kishidan të ketë thënë se në vendin e ngjarjes është dëgjuar “një shpërthim i madh”.
“Policia është duke hetuar detajet, mirëpo do të doja të kërkoja falje që shumë njerëz janë shqetësuar”.
Sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni.
Mirëpo ekziston një nevozizëm për sigurinë e politikanëve, pasi ish-kryeministri Shinzo Abe është qëlluar për vdekje sa ka qenë në fushatë zgjedhore, vitin e kaluar.