Ai u vetëflijua për shkak të protestës.
Një futbollist profesionist në Tunizi ka vdekur pasi i vuri flakën vetes në shenjë proteste kundër asaj që ai tha se ishte një “shtet policor” që sundonte vendin.
Nizar Isaoui pësoi djegie të shkallës së tretë pasi i vuri flakën vetes ndërsa protestuesit bërtisnin në fshatin Hafouz, në rajonin qendror Kairouan, raporton bbc.
Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë Nizarin duke filmuar veten teksa i vë flakën ndërsa të pranishmit dëgjohen duke bërtitur.
Burri 35-vjeçar u dërgua në një spital të specializuar të djegieve në kryeqytetin e Tunizisë, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Gjatë funeralit të tij, shpërthyen përleshjet mes protestuesve dhe policisë, e cila hodhi gaz lotsjellës.