BotaLajme

Fjalimi i Putinit vonohet pas një sulmi kibernetik

Një fjalim i presidentit rus, Vladimir Putin, është vonuar si pasojw e një sulmi kibernetik, ka njoftuar tw premten Kremlini, raportoi BBC.

Udhëheqësi rus duhej të fliste në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.

Megjithatë, ngjarja është goditur nga një sulm i mohimit të shërbimit, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

Sulmet kibernetike të mohimit të shërbimit të shpërndarë (DDoS) ndodhin kur faqet e internetit përmbyten me shumë trafik në një përpjekje për t’i bërë ato të padisponueshme.

Hakerët përdorin një “rrjet zombie” ose botnet – një koleksion kompjuterësh të komprometuar për të goditur faqet e internetit ose serverët me më shumë të dhëna sesa mund të përballojnë./© KOHA/

Show More

Related Articles

Back to top button