BotaLajme

Shqiptari godet 4 herë me thikë në qafë 18-vjeçarin grek, si ndodhi ngjarja

Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka dashur të vrasë një 18-vjeçar një ditë më parë në afërsi të Akropolit në Athinë. Në pranga është vënë shtetasi Arbër Muça.

Sipas policisë greke, Muçaj se bashku me 17-vjeçarin grek Nikolas Kolias, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, tentuan të grabisin nën kërcënimin e thikave, një grup të rinjsh që po rrinin në një stol pranë monumentit të lashtësisë helene, Akropolit.

Pasi i kanë grabitur telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve, dy autoret tentuan të largohen, por një 18-vjeçar Jorgo Akrivo, tentoi t’i ndalojë.

Dy autorët u përballën me 18-vjeçarin dhe si rezultat e plagosën me thikë. Ai mori 4 thika në qafë dhe në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autoritetet po kërkojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në grabitje.

Show More

Related Articles

Back to top button