Presidenti Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin “historik” të Komisionit të BE-së për të rekomanduar dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën.
Ai tha në Twitter: “Është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do ta afrojë fitoren tonë”.
Lideri ukrainas shprehu mirënjohje për shefen e Komisionit Ursula von der Leyen (por nuk komentoi rreth veshjes së saj).
Sipas Sky News, veshja e saj – një xhaketë e verdhë mbi një këmishë blu – mund të ketë qenë një e dhënë për nivelin e saj të mbështetjes për kandidaturën e Ukrainës.
Presidenti Zelensky shtoi se ai priste që udhëheqësit e qeverisë së BE-së ta miratonin propozimin javën e ardhshme. /Telegrafi/