BotaLajme

Kryediplomati kinez ngjall zemërim me deklaratën e tij: Ish-shtetet sovjetike nuk ekzistojnë

Kryediplomati kinez, Lu Shaye, ka ngjallur mjaft polemika pas një deklarate ku shprehet se ish-republikat sovjektive nuk ekzistojnë. I pyetur nëse Krimea, e cila u aneksua ilegalisht nga Rusia në 2014, ishte pjesë e Ukrainës, kryediplomati kinez dha një përgjigje, e cila mund të ndikojë në marrëdhëniet e Kinës me shumë vende.

Zyrtarë nga Lituania, Letonia, Ukraina, Franca dhe Bashkimi Evropian janë kundërpërgjigjur të gjithë kundër komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Francë Lu Shaye dhe kërkojnë një shpjegim.

“EDHE KËTO VENDE ISH-SOVJETIKE NUK KANË NJË STATUS EFEKTIV NË TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE, SEPSE NUK KISHTE ASNJË MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE PËR TË MATERIALIZUAR STATUSIN E TYRE SI VENDE SOVRANE,” THA LU, PASI FILLIMISHT VURI NË DUKJE SE ÇËSHTJA E KRIMESË VARET SE SI ËSHTË PROBLEMI. “PERCEPTOHET PASI RAJONI ISHTE “NË FILLIM RUS” DHE MË PAS I OFRUA UKRAINËS GJATË EPOKËS SOVJETIKE”, SHTOI AI.

Vërejtjet dukej se mohonin sovranitetin e vendeve që u bënë shtete të pavarura dhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991 – dhe vijnë në mes të  pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia  nën  vizionin e udhëheqësit Vladimir Putin  se vendi duhet të jetë pjesë e Rusisë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër ka reaguar dhe Shefi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke i quajtur komentet të papranueshme.

Show More

Related Articles

Back to top button