BotaLajme

Sulmet ruse godasin Muzeun Historik/ Plagosen 5 civilë, dy të tjerë nën rrënoja

Sulmet ruse kanë goditur këtë të martë ndërtesat e Muzeut Historik në rajonin lindor të Kharkiv. Mediat ndërkombëtare raportojnë se si pasojë e bombardimeve kanë mbetur të plagosur të paktën pesë persona.

 “Armiku goditi qendrën e Kupyansk. Ndërtesa e Muzeut të Historisë Lokale u godit”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, Oleh Syniehubov, në një postim në Telegram.

Autoritetet theksuan se krahas pesë të plagosurve, të paktën dy persona të tjerë janë nën rrënoja. Megjithatë shërbimet e urgjencës ukrainase po punojnë në vendngjarje.

Forcat ruse dyshohet se kanë përdorur një raketë tokë-tokë S-300 për të shënjestruar Kupyansk, sipas shefit të shtabit të presidentit ukrainas, Andrii Yermak.

Show More

Related Articles

Back to top button