Lajme

Çdo ditë e më shumë ka fëmijë me autizëm virtual, i cili shkaktohet nga përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë

Ndryshimet dhe zhvillimet shoqërore që kanë ndodhur kanë bërë që shkenca, teknologjia dhe informatika të arrijnë ndoshta piedestalet më të larta të shoqërisë.

Në ditët e sotme është e pamundur të shohësh shoqëri dhe kultura pa teknologjitë më të fundit.

Gjithashtu, përdorimi i teknologjive të reja të informacionit nga të rinjtë, më saktë nga fëmijët, është rritur ndjeshëm.

Kalimi i orëve para ekraneve dhe formave të tjera të teknologjisë ndikon shumë keq në shëndetin mendor të fëmijëve, duke i bërë ata pasivë dhe duke shkaktuar mjaft shqetësime edhe në fusha të tjera.

Telefonat celularë janë një teknologji që tashmë është pjesë e përditshmërisë sonë, edhe për një pjesë të madhe të fëmijëve. Ndikimi mund të jetë i mirë në shumë aspekte, por ka edhe dobësi të tjera.

Show More

Related Articles

Back to top button