BotaLajme

Gjermania kapë tre avionë ushtarakë rusë mbi Detin Baltik

Tre avionë ushtarakë rusë që fluturonin pa sinjale transponder janë ‘kapur’ në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik, tha të mërkurën Luftwaffe e Gjermanisë.

Gjermania dhe Britania dërguan avionë Eurofighter për të identifikuar dy avionët luftarakë Sukhoi Su-27 dhe një avion Ilyushin Il-20, thanë nga Forcat Ajrore Gjermane në twitter, përcjell klankosova.tv.

Aty postuan disa imazhe të avionit rus në mes të fluturimit.
Avionët ushtarakë rusë fluturojnë rregullisht nga Rusia në Kaliningrad dhe mbrapa, që do të thotë se takime të tilla janë mjaft rutinë në rajon.

Gjermania ia dorëzoi Britanisë përgjegjësinë për misionin e policisë ajrore të NATO-s në Balltik në fillim të këtij muaji. Aleatët e NATO-s hyjnë për të mbrojtur hapësirën ajrore atje, sepse Lituania, Letonia dhe Estonia nuk kanë avionët e tyre luftarakë.

Show More

Related Articles

Back to top button