LajmeMaqedoni

Prishtinë/ Promovohet libri më i ri i Prof.Dr Sadi Bexhetit “Anatomia e Njeriut”

Sot në Prishtinë në kuadër të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor u promovua libri më i ri i Prof.Dr Sadi Bexhetit “Anatomia e Njeriut”. Ky libër është libër shkencor në fushën e Mjekësisë me bashkëautor të Prof.Dr Sadi Bexheti,  Prof.Dr  Selim Qerkezit dhe Prof. Dr. Jeton Shatrit.

Sipas recesentëve ky tekst është lejuar për botim dhe përdorim për nevoja universitare me vendim të Këshillit Botues të UP-së dhe  recesentët kanë konstatuar se paraqet vlerë të shtuar në literaturën përkatëse në gjuhën shqipe. “Anatomia e Njeriut” është një libër universitar akademik autentik modern, me kontribut të identifikueshëm në fushën e anatomisë dhe që shquhet për paraqitjen skematike dhe të thejshtëzuar të problemeve të ndërlikuara.

Vlen të theksohet se Prof. Dr Sadi Bexheti në janar të këtij viti  ka marrë titullin “Profesor EMRERITUS”  një titull i fundit në karrierën akademike, një gradë e caktuar që mbetet një shenjë e shërbimit të dalluar. Titulli “Profesor Emeritus” përdoret për profesorët e dalluar në një prefesion si psh. Profesor Sadi Bexheti në fushën e Mjekësisë gjegjësisht në Anatomi.

Nga ana tjetër  Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor,  zhvilluan punimet prej 24-26 prill në Prishtinë.
Kjo veprimtari mbahet për herë të dytë dhe organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nga Shqipëria.

Organizatorët e këtij panairi, në ceremoninë e hapjes zyrtare, këtë ngjarje e kanë cilësuar një takim që i përbashkon botimet e studiuesve shqiptarë dhe ofron mundësinë t’i shohin afër produktet shkencore të shqiptarëve në një aktivitet unik dedikuar atyre.

Ndër të tjera ata theksojnë se, panairi synon që botimet e tyre shkencore të mos presin në rafte e magazina, të mos takohen rastësisht me lexuesit e studiuesit, por të shkojnë vetë tek ata, para së gjithash atje ku kërkimi është institucional, në bibliotekat shkencore dhe universitare, por edhe në bibliotekat publike, të institucioneve kulturore dhe arsimore.

Show More

Related Articles

Back to top button