BotaLajme

Bashkimi Europian dërgon ndihma humanitare në Sudan

Pas shpërthimit të dhunës në Sudan, Komisioni Europian miratoi 200,000 euro ndihma humanitare për njerëzit e lënduar ose të rrezikuar në Khartoum dhe zona të tjera të prekura.

Siç thekson Komisioni, financimi i BE-së mbështet Gjysmëhënën e Kuqe sudaneze, duke ofruar ndihmën e parë, shërbime të evakuimit dhe mbështetje psiko-sociale, për të ndihmuar rreth 70,000 njerëz në zona të tilla si Khartoum, Kordofan i Veriut, Darfuri i Jugut dhe i Veriut.

Financimi është pjesë e kontributit të përgjithshëm të BE-së për Fondin e Reagimit ndaj Fatkeqësive (DREF) të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janes Lenarcic, të respektojnë armëpushimin në mënyrë që personeli mjekësor dhe punonjësit e ndihmës humanitare të mund të ofrojnë ndihmë.

Show More

Related Articles

Back to top button