BotaLajme

Aksidentohet autobusi në Meksikë, 18 të vdekur

Të paktën 18 persona vdiqën dhe 33 u lënduan kur një autobus ra nga një shkëmb në perëndim të Meksikës, thanë autoritetet lokale të dielën.

Zyra e prokurorit në Nayarit, shteti ku ndodhi aksidenti, tha se automjeti ra rreth 15 në një përroskë të shtunën mbrëma, në një autostradë që lidh kryeqytetin shtetëror Tepic dhe destinacionin turistik të Puerto Vallartas, raporton Reuters.

“Që nga momenti i parë, ne kemi punuar në një mënyrë të koordinuar me autoritetet e ndryshme federale dhe shtetërore për t’i dhënë kujdes të menjëhershëm viktimave”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë të shpërndarë në Twitter.

Autoritetet raportuan se 11 gra dhe shtatë burra u vranë. Të paktën 11 të mitur janë transferuar në spital për ndihmë mjekësore.

Show More

Related Articles

Back to top button