BotaLajme

Zelensky në Finlandë në Samitin e liderëve nordikë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndodhet në kryeqytetin finlandez, Helsinki, për një samit njëditor nordik.

Ai pritet të takohet me katër kryeministra nordikë të cilët po mblidhen të mërkurën në rezidencën e presidentit finlandez Sauli Niinistö. Ata do të diskutojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, raporton Associated Press.

Vendet nordike – Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda – janë mbledhur kryesisht rreth Ukrainës pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt të vitit të klauar.

Ata që marrin pjesë në takimin në Pallatin Presidencial Finlandez në Helsinki janë kryeministri suedez Ulf Kristersson, Jonas Gahr Støre i Norvegjisë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen, Katrín Jakobsdóttir e Islandës dhe presidenti finlandez Niinistö.

Niinistö tha se samiti do të diskutojë agresionin e Rusisë në Ukrainë, mbështetjen e vazhdueshme të vendeve nordike për Ukrainën, zhvillimet në marrëdhëniet e Ukrainës me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe nismën e paqes të Ukrainës.

“Ekziston ende një nevojë urgjente për mbështetje ushtarake për të siguruar që ukrainasit të qëndrojnë sa më të fortë në luftën kundër Rusisë”, tha kryeministri danez Frederiksen në një deklaratë. “Ne duhet të ndihmojmë në rindërtimin e Ukrainës dhe të mbajmë gjallë shpresën për një jetë normale të përditshme dhe një të ardhme të drejtë në anën tjetër të luftës”.

Show More

Related Articles

Back to top button