BotaLajme

Eskalim serioz: Terroristët e Hamas sulmojnë me 104 raketa nga Gaza, Izraeli kundërpërgjigjet ashpër

Një total prej 104 raketash janë hedhur në drejtim të Izraelit mes te martës e të mërkurës. Shumica e këtyre janë hedhur nga Organizata Palestineze për Xhihad ndërsa pjesëmarrje të vogël ka pasur edhe nga Hamasi kanë thënë forcat izraelite (IDF), transmeton Gazeta Metro.


Si kundërpergjigje Izraeli ka nisur 16 sulme ajrore në pozicionet e Hamasit ku zyrtarët thanë se kjo ka qenë kundërpërgjigje ndaj ngjarjeve në Gaza, transmeton Jerusalem Post.

Zëdhënësi i IDF Daniel Hagari tha se pavarësisht një armëpushimi të arritur në orët e mëngjesit gjatë t mërkurës gjitha opsionet janë të hapura për ta nëse ndonjë raketë niset në drejtim të Izraelit.

Nga Izraeli thanë se shumica e sulmeve të IDF janë fokusuar në pozicionet e Hamasit siç janë, depot e armës dhe zyret operative. Nga Hamasi thanë se vetëm një anëtar i tyre ka ndërruar jetë.

Show More

Related Articles

Back to top button