BotaLajme

Zelensky nga Haga: Të ngrihet një gjykatë lufte për krimet e Rusisë

Ukraina kërkon ngritjen e një gjykate lufte që do të mbajë llogari për “krimet e agresionit” të Rusisë ndaj popullit ukrainas. Nga Haga, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se vetëm një gjykatë do të ishte në gjendje t’i kërkonte llogari këtyre krimeve.

Për krijimin e një gjykate lufte, Zelensky iu referua procesit të Nurembergut , gjyqe që u mbajtën nga aleatët kundër përfaqësuesve të Gjermanisë naziste. Zelensky tha se është e padrejtë ndaj brezave të ardhshëm që t’u linin “probleme që nuk mund t’i zgjidhin” dhe se është “gabim që dikush të ketë frikë t’i japë drejtësisë fuqinë e plotë”.

Presidenti shtoi se gjykatat ukrainase do të sigurojnë që pushtuesit rusë të marrin përgjegjësinë për shumicën e krimeve të tyre.

“Ky është një krim agresioni, fillimi i së keqes krimi parësor. Ne nuk mund të ndalojmë luftërat e agresionit, por mund ta mposhtim agresionin si një ide kriminale që buron nga mendësia e dikujt që është mësuar të mosndëshkohet.

Nëse shikoni çdo luftë agresioni, të gjithë kanë një gjë të përbashkët, autori i luftës nuk besonte se do të duhej të qëndronin për t’u përgjigjur për atë që bënë”, tha Zelensky.

Gjithashtu Zelensky tha se lufta fitohet me “forcën e armëve” dhe falenderon Holandën për furnizimin me armë Ukrainës.

“Një paqe e qëndrueshme pas fitores arrihet me asgjë tjetër veç forcës së vlerave,” shton ai.

Ai akuzoi Rusinë për 6000 krime lufte vetëm në prill dhe renditi krime të tjera të supozuara të luftës nga Rusia  duke përfshirë “miliona” sulme në rajonet e Donbasit dhe ata të vrarë gjatë pushtimit të Bucha.

Zelensky përfundoi fjalimin me thirrjen “slava Ukraini”  që do të thotë “lavdi Ukrainës” në ukrainisht.

Show More

Related Articles

Back to top button