Një grup prej 39 emigrantësh, mes të cilëve 15 të mitur, të cilët tentuan të hynin në vend nga Turqia duke kaluar lumin, u arrestuan në Greqi, njoftoi policia greke.
Grupi përfshinte 13 burra, 11 gra dhe 15 të mitur, tha policia në një deklaratë, pa specifikuar kombësinë e tyre.
Kontrabandistët i dërguan emigrantët me një varkë gome në një ishull në mes të lumit dhe i lanë atje.
Në vitin 2020, Greqia ngriti një pengesë çeliku 37 kilometra të gjatë në rajonin e largët verilindor pasi dhjetëra mijëra emigrantë u përpoqën të kalonin kufirin tokësor me Turqinë, duke u përplasur me forcat greke të sigurisë për ditë të tëra.
Qeveria konservatore kohët e fundit u zotua të zgjerojë këtë pengesë me 35 kilometra shtesë përpara fundit të vitit.
Ministria e Brendshme greke njoftoi se vitin e kaluar rreth 265 mijë emigrantë u penguan të hyjnë ilegalisht në vend.
Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë autoritetet greke të sigurisë për largimin rutinë të azilkërkuesve në kufi, gjë që Athina e mohon pavarësisht dëshmive të shumta nga ata që u refuzuan.