BotaLajme

Një adoleshent i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, pas të shtënave në mes të një ngjarje në një rrugë të Washington, DC

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë njerëzit duke ikur nga të shtënat me armë zjarri që shpërthyen në një festival muzikor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se një djalë 15-vjeçar u qëllua për vdekje dhe tre të rritur, përfshirë një oficer policie, u plagosën në të shtënat në një rrugë në Washington D.C.

Oficeri i plagosur dhe të rriturit e tjerë po shëroheshin në spitale, u tha gazetarëve shefi i policisë metropolitane Robert J. Contee.

Mediat sociale kishin promovuar një ngjarje muzikore falas të njohur si Moechella dhe disa qindra njerëz po mblidheshin në zonë rreth orës 18:00, tha Contee.

Policia mbërriti për të ndihmuar turmën dhe njerëzit qëndruan kryesisht në trotuare ndërsa muzika luhej nga një kamion, tha ai.

Por më pas shpërtheu një zënkë dhe më pas një incident bëri që njerëzit të shpërndaheshin.

Policia e mbylli tubimin, tha ai, sepse ngjarja dukej se ishte bërë e pasigurt. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button