Lajme

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Eurovision-it

Sonte fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit.

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë drejtpërdrejt nga Liverpooli.

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.

Ndërsa, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte si e ftuar speciale. Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button