BotaLajme

Kanadaja dhe Kina dëbojnë diplomatët

Akuzohet për sulmin e një ligjvënësi kanadez, Kina kundërpërgjigjet duke dëbuar diplomaten kanadeze

Kanadaja ka dëbuar diplomatin kinez, Zhao Wei, pasi një raport i inteligjencës e akuzoi atë se po përpiqej të sulmonte një ligjvënës i cili kishte kritikuar trajtimin e Kinës ndaj pakicës myslimane ujgure.

Dëbimi përshkallëzon marrëdhëniet tashmë të tensionuara kino-kanadeze.

“Nuk duhej të kalonin 2 vjet që qeveria të merrte këtë vendim kur u kuptua se anëtarët dhe familjet e tyre ishin në shënjestër nga Kina. Ekspertët e sigurisë na kanë thënë prej vitesh se nuk ka asnjë mjet të vetëm për të luftuar ndërhyrjen e huaj, por dëbimi i diplomatëve të përfshirë në këto aktivitete është i vetmi mjet.”

Agjencitë e zbulimit publikuan një raport mbi ndikimin kinez në Kanada në vitin 2021, i cili përfshinte informacione rreth kërcënimeve ndaj deputetit konservator Michael Chong dhe familjes së tij. Gazeta kanadeze Globe Mail, duke cituar një burim të sigurisë kombëtare, tha se Diplomati Zhao Wei kishte mbledhur informacione për deputetin kanadez i cili kishte kritikuar trajtimin çnjerëzor ndaj ujgurëve. Chong tha se ishte thellësisht i zhgënjyer kur mësoi për kërcënimin e familjes së tij në Hong Kong dhe kritikoi qeverinë e Trudeau për mosveprim.

Por si kundërpërgjigje edhe Kina dëboi një diplomat kanadez në Shangai. Kina i ka kërkuar Jennifer Lin Lalonde, konsulle në konsullatën kanadeze në Shangai, të largohet nga Kina deri më 13 Maj.

“Ne i bëjmë thirrje Kanadasë që të ndalojë menjëherë provokimet e saj të paarsyeshme,” u shpreh një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze.

Marrëdhëniet diplomatike midis Kinës dhe Kanadasë janë tensionuar që nga arrestimi i shefes ekzekutive të firmës teknologjike Huawei, Meng Wanzhou në vitin 2018 dhe arrestimi i mëpasshëm nga autoritetet kineze të dy kanadezëve me akuza për spiunazh të cilët u liruan në 2021.

Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se Kina u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet e 2019 dhe 2021, por përpjekjet nuk e ndryshuan rezultatin.

Show More

Related Articles

Back to top button